Juventusi nënshkruajti me Cristiano Ronaldon këtë merkato verore për një marrëveshje prej 117 milionë euro, duke bërë portugezin të lëvizë nga kryeqyteti spanjoll pas 9 vitesh.
Ai ka filluar t’i ndjek (follow) shokët e tij të ri të skuadrës së re në Instagram, ndërsa CR7 siç duket ka vendosur të mos ndjek (unfollow) më ish-skuadrën e tij, Real Madridin në rrjetin social në fjalë.
Ai po vazhdon t’i ndjek ish-bsahkëlojtarët e tij nga Estadio Santiago Bernabeu, si dhe ish-trajnerët si Carlo Ancelotti dhe Zinedine Zidane. Por siç duket, faqja zyrtare e Real Madridit nuk bën pjesë në listën e ndjekësave të portugezit.