Trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui do t’a ketë asistent ish-trajnerin e Spanjës U21, Albert Celades për sezonin në vijim.
Ish-mesfushori defanziv u konsiderua si një kandidat për t’a marrë rolin e trajnerit të kombëtares spanjolle pasi Lopetegui u shkarkua para Kupës së Botës, por zgjedhja e Federatës Spanjolle bëri Celades të largohet nga posti si trajner i grupmoshave U21 vjeçare të Spanjës.
Sot, Los Blancos konfirmuan Celades si krahun e ri të djathtë të Lopeteguit, dhe rikthimin në klub pas epokës së tij në vitet 2000 si lojtar.
Duke ardhur nga akademia e Barcelonës, 42 vjeçari kaloi pesë sezone në Real Madrid duke fituar dy tituj të La Ligas, shifër e njejtë që fitoi edhe në Camp Nou.
Në lidhje me karrierën e tij si trajner, Celades ka stërvitur vetëm të rinjtë spanjollë siç janë grupmoshat U16 katër vite përpara se t’i mirrte U21 në vitin 2014.