Një ithtar i politikave të klubit të tij, sidomos në aspektin ekonomik, drejtori i përgjithshëm i klubit Bavarez, Karl Heinz-Rummenigge, ka deklaruar që nuk është dakord me 117 milion eurot që Juventus ka paguar për blerjen e Cristiano Ronaldos ndonëse e kupton që ky operacion do të ketë një impakt të rëndësishëm në komponentin komercial.
”Blerja e Cristiano Ronaldos është ajo që ka zgjuar më shumë vëmendje. E kuptoj. Është një lojtar që ka arritur gjithçka me Real Madridin në vitet e fundit. Ka qenë 5 vite lojtari më i mirë në botë. Çlshtjet e marketingut kanë luajtur një rol të madh në këtë transferim. Pa dyshim që, në Bayern nuk do të kishim investuar kurrë kaq shumë para për një lojtar që ka 33 vjet”, thekson Rummenigge në një intervistë të dhënë për TZ.
Rummenigge kupton që ardhja e Cristianos në Turin do i jape një impuls të ri jo vetëm Juventus por poashtu të gjithë Serie A: ”U habita që homologu im Andrea Agnelli vendosi të futet në operacion. Në Itali ka fituar një ovacion të madh. Nga pikëpamja e Juventus, nënshkrimi me të ka sens. Dhe futbolli Italian së fundmi ka humbur shumë terren. Me këtë marëveshje të madhe, Italianët shpresojnë të rikuperojnë vëmendjen në botën e futbollit.”
Rummenigge nuk nguroi poashtu të kritikonte klubet që shpenzojnë shumë dhe lëvdoi Real Madridin për qëndrimin shembullor në merkato viteve të fundit: ”Nëse çmimet janë rritur atëherë është faji i Manchester Cityt dhe Paris Saint-Germain. Thjesht shikoni se çfarë ka bërë Real Madridi në vitet e fundit pa mos shpenzuar pothuajse asgjë. Ata janë një shembull që duhen ndjekur. Nuk ka nevojë të bësh si i çmendur për të fituar Championsin.”