Ikja e Cristiano Ronaldos nga Real Madridi nuk duket se do të jetë e vetmja pasi që edhe Luka Modric e ka në konsideratë largimin nga klubi Madrilen.
Lajmin e ka konfirmuar gazeta italiane, La Gazzetta Dello Sport. Kjo e fundit e vendosë Modricin në orbitën e Interit.
Përgjegjëse për transferimin e Modric në Inter do të jetë gruaja njëherit agjentja e lojtarit e cila ka kontakuar për realizimin e këtij transferimin me drejtuesit e klubit italian.
Kurse, Real Madridi po mendon të përmirësojë kontratën e mesfushorit 32 vjeçar.