Manchester United kishte zhvilluar katër miqësore përpara se të përballej me Real Madridin në Miami, dhe rezultati 2 – 1 ishte shumë më i mirë se sa priste Julen Lopetegui.
Trajneri bask e dinte se Mourinho kishte shpenzuar shumë më tepër kohë duke përgatitur lojtarët e tij fizikisht dhe taktikisht për ndeshjen në fjalë. Përveç kësaj, United kishte pothuajse gjysmën e skuadrës së formacionit të parë, teksa Reali ishte në fushë vetëm me Benzeman dhe Bale si startues.
Prandaj, shamngia e një humbje të rëndë është marrë si një ngritje e fortë e besimit brenda kampit të Los Blancos, dhe tani ata do të shkojnë me shumë besim në Landover për t’u përballur me Juventusin.
Turneu parasezonal në SHBA do të përfundojë me miqësoren kundër Romë në New Jersey përpara ndeshjes ndaj Milanit për trofeun ‘Santiago Bernabeu’, miqësorja e fundit e skuadrës para finales së SuperKupës së Evropës.