Nuk ka një çështje Modric. Si drejtuesit Madrilen ashtu edhe të afërmit e lojtarit Kroat mohojnë për të përditshmen MARCA çfarëdolloj lëvizje të lojtarit jashtë Real Madridit.
Rrethanat janë shumë të ndryshme nga ato të përjetuara një muaj më parë me rastin e Cristiano Ronaldos. Ishte Portugezi ai që kërkoi largimin nga Real Madridi nëpërmjet agjentit të tij që në muajin Janar dhe operacioni i konkretizua me shitjen e tij në Juventus menjëherë pas botërorit. Tani në zonën e ndjeshme të Santiago Bernabeut nuk kanë asnjë lajm për një largim të mundshëm të Modric dhe flitet vetëm për kompromisin dhe përkushtimin e Kroatit ndaj klubit.
Nuk ka dyshim tek entiteti Madrilen për vazhdimësin e Luka Modric, e madje as që është negociuar diçka me agjentin e tij. Mesfushori rinovoi kontratën në nëntor të vitit 2016 me një marëveshje që e mban të lidhur me klubin Madrilen deri me 30 Qershor të vitit 2020. Statusi i Kroatit ka ndryshuar, si në Real Madrid ashtu edhe në kombëtaren Kroate, sidomos pas performancave të tij në botërorin Rusi 2018, ku edhe u përzgjodh lojtari i kompeticionit nga FIFA.
Në çfarëdolloj rasti dhe pavarësisht që interesimi i Inter është i vërtetë, në Bernabeu nuk planifikojnë të dëgjojnë ndonjë ofertë për mesfushorin. Modric konsiderohet i pashitshëm dhe fundamental për projektin e ekipit. Madje edhe vet Florentino Perez e konsideron të pamundur shitjen e tij: ”E vetmja mundësi që Modric të largohet është nëse dikush paguan 750 milion euro për të.”
Modric ka ndjerë një afrim dhe afeksion ndaj tij falë lojës dhe përkushtimit që ka treguar për ekipin. Interesimi i Inter është i vërtetë në një merkato që do të mbahet mend për shitjen e Cristiano Ronaldos por në Real Madrid janë të qetë dhe besojnë se ai do të vazhdoje të jetë protagonisti. Nuk ka një çështje Modric pavarësisht se drejtuesit e dinë që kartoni i Modric nuk është i njëjtë si ai i disa viteve më parë.
Kroati është i lumtur në Real Madrid dhe ndjehet shumë i dashur si nga tifozët ashtu edhe nga klubi. Javën që vjen ai do të udhëtoje për në Madrid për t’u rikthyer në stërvitje dhe për t’u përgaditur për Superkupën e Europës. Këtë dëshiron t’a bëje pa mos kërkuar asgjë dhe vetëm duke vazhduar të punoje për të shkruar histori në Real Madrid.