Real Madridi e filloi me humbje turneun parasezonal në SHBA, duke humbur nga Manchester United me rezultat 2 – 1, në Hard Rock Stadium, në Miami.
Megjithatë, skuadra e Julen Lopetegui tregoi një lojë të mirë dhe të kënaqshme, duke pasur parasysh faktin se kjo ishte ndeshja e pestë e Manchester Unitedit për këtë parasezon, ndërsa për Madrilenët e para. Edhe pse në anën e statistikave, Reali ishte më i mirë, në fund ishin golat ata që i’a dhuruan fitoren ‘Djajve të Kuq’.
Fal një asistimi të bukur nga Darmian dhe gabimit të Theos, Alexis Sanchez nuk e kishte problem t’a realizonte në gol goditjen e tij brenda zonës së rreptësisë në minutën e 18-të. Vetëm pas 9 minuta, nga një asistim i Sanchezit, Herrera shënoi për të dyfishuar rezultatin, dhe me rezultat 2 – 0, të dyja skuadrat shkuan në zhveshtore pas 45 minutave. Në pjesën e dytë, vetëm pas 3 minutave, Benzema zvogloi diferencën, por kjo nuk ndikoi asgjë, pasi në pjesën tjetër të lojës asnjëra palë nuk mund të realizonte, përkundër rasteve.
Më poshtë, ju sjellim rastet dhe golat e ndeshjes: