Në edicionin e 39-të të trofeut ‘Santiago Bernabeu’ të Real Madridit, skuadra mysafire do të jetë gjiganti Italian, AC Milan kundër Real Madridit.
E përcaktuar të luhet më 11 gusht, kjo ndeshje, tani më tradicionale, që zhvillohet gjatë kohës parasezonale do të luhet 4 ditë përpara finales së SuperKupës së Evropës mes Real Madridit dhe Atletico Madridit në Tallinn.
Paraqitja e fundit e Milanit në këtë edicion ishte më vitin 1999, duke humbur 4 – 2, ka luajtur edhe dy herë më përpara, duke mposhtur në të dyja rastet Real Madridin (1988 dhe 1990).