Presidenti i nderit tek Bayern Munich, Karl Heinz-Rummenigge, ka folur për spekulimet e fundit që e lidhin Robert Lewandowskin me një kalim të mundshëm në Santiago Bernabeu. Sipas Rummenigges, nuk ekziston asnjë shans që diçka e tillë të ndodhë sepse Bayern është një klub ndryshe nga të tjerët.
”Me Robert, ne duam qartësisht të dërgojmë një sinjal ndaj njerëzve brenda dhe jashtë klubit: Ne jemi një klub krejtësisht ndryshe nga të tjerët që bëhen të dobët kur një shumë e caktuar troket në derë. Ne duam të tregojmë që dyert tona mbeten të mbyllura,” u shpreh Rummenigge.
”Jemi plotësisht të kënaqur me Lwandowskin dhe në pozicionin e tij ka shumë pak lojtar që janë të krahasueshëm. Nuk kemi asnjë interesim të shesim atë, nuk ka rëndësi nëse ndokush ofron 100 apo 150 milion euro. Lojtarët e kualitetit të lartë do të qëndrojnë me ne.”