Kanë ndryshuar shumë gjëra në këto dy muaj pas largimit të Zinedine Zidane dhe pothuajse asgjë nuk është si më parë. Ky ndryshim ndjehet kudo në ambientet e klubit, por ai që e ka ndjerë më së shumti është Dani Ceballos.
Situata e mesfushorit të talentuar Spanjoll ka marë një ndryshim drastik për këtë periudhë, pas largimit të Zinedine Zidane dhe emërimit të Julen Lopeteguit në krye të ekipit. Është vet tekniku që ka nxitur Spanjollin të bëje më shumë pasi beson plotësisht tek aftësitë e tij. Besimi i teknikut është aq i madh sa që ka kërkuar nga klubi të mos dëgjoje ofertat e klubeve të tjera për të.
Dhe besimi i treguar është shpërblyer nga Ceballos. Ai është në një gjendje fizike të përkryer pasi ka shkurtuar pushimet dhe ka stërvitur i vetëm për një javë përpara se ekipi të fillonte përgaditjet. Lopetegui është shumë i kënaqur me qëndrimin e Ceballos dhe madje planifikon të startoje atë në Superkupën e Europës ndaj Atletico Madrid, gjithnjë nëse çdo gjë shkon sipas planit gjatë ndeshjeve parasezonale.
Por jo vetëm tekniku, edhe klubi është shumë i kënaqur me përkushtimin dhe punën e tij. Drejtuesit besojnë tek talenti i tij dhe janë optimist që nën urdhërat e Julen Lopeteguit, ai do të tregoje të gjithë potencialin e tij.