Julen Lopetegui e ka pjesë të planeve të tij Theo Hernandezin në turneun parasezonal të skuadrës, teksa e ardhmja e mbrojtësit mbetet në ajër.
Është shumë e mundshme që ai t’i bashkohet Real Sociedadit në form huazimi, por derisa gjithçka të nënshkruhet dhe marrëveshja të përfundojë, Theo do të qëndrojë në SHBA së bashku me pjesën tjetër të skuadrës, raporton MARCA.
Real Madridi ka investuar një shumë të madhe parash dhe përpjekje në nënshkrimin e mbrojtësit në fjalë, por një sezon i kaluar mesatar i lojtarit ka shtyrë klubin të mendojë rreth një huazimi të lojtarit në ndonjë klub tjetër të fortë në La Liga ku do të kishte minutazh më të madh.
Deri në atë moment, megjithatë, ka ende kuptim mbajtja e lojtarit me pjesën tjetër të skuadrës në turneun parasezonal (ICC), dhe si përfundim i kësaj, ai do të luajë kundër Manchester Unitedit të martën.
Së luajturi ndeshjet në Miami, Theo do të pres edhe telefonatën nga San Sebastian për të kompletuar nënshkrimin e tij në formë huazimi për sezonin e ardhshëm.