Bale, Benzema dhe Vinicius kanë përbërë vijën sulmuese të një formacioni 4 – 3 – 3 në një ndeshje praktike në Miami, dhe mund të testohet në ndeshjen kundër Manchester Unitedit të martën në mbrëmje,
Pa ndonjë nënshkrim tjetër të ri, Julen Lopetegui i di tashmë qartë ‘letrat’ që i ka. Gjatë seances së parë stërvitore të plotë të skuadrës në Miami, i cili u vonua për shkak të një stuhie elektrike, trajneri bask organizoi një ndeshje praktike 60 minutëshe, në të cilën treshja: Bale, Benzema dhe Vinicius përbënin vijën sulmuese të skuadres, dhe sipas të gjitha gjasave kjo do jetë treshja sulmuese të martën kundër Manchester Unitedit. Pas tyre në mesfushë ishin Marcos Llorente, Ceballos dhe Valverde.
Besimi në Viniciusin është rritur dhe roli i tij është rritur gjatë seancave të para stërvitore të këtij parasezoni. 18 vjeçari, i cili është adaptuar shpejtë, ka luajtur si sulmues i majtë, në hapësirën e lënë nga Ronaldo, tashmë i larguar. Bale, ‘gardiani’ i ri i sulmit, luajti në të djathtë, por u zhvendos edhe në qendër lirshëm. Të dy, së bashku me Benzeman, formuan ‘kokën’ e formacionit 4 – 3 – 3 të Lopeteguit, me Odriozolën, Vallejon, Javi Sanchez dhe Theon (Carvajal u bashkua me skuadrën dje dhe bëri vetëm disa vrapime) në mbrojtje.
Ishte një njëmbëdhjetëshe eksperimentale, pasi Nacho, Kroos, Isco dhe Asensio u bashkuan me pjesën tjetër të grupit një javë më pas dhe dje luajtën vetëm gjysmën e lojës me skuadrën rezervë. Sidoqoftë, të katërtit e lartëpërmendur me siguri do të kenë hapësirë sado pak kundër Manchester Unitedit, e cila luhet të mërkurën (02:00h – koha lokale). Kapiteni, Sergio Ramos nuk ka gjasa të luaj, pasi u bashkua sot me skuadrën, pasi ishte i vetmi spanjoll që nuk shkurtoi pushimet e tij pas Kupës së Botës.