Robert Lewandowski do të qëndrojë në Bayern Munich, sipas trajnerit të Bavarezëve, Niko Kovac. Tekniku në fjalë është i bindur se Robert Lewandowski nuk do të largohet nga Bayerni pavarësisht nga interesi i hapur i objektivit të Real Madridit për një sfidë të re.
Agjenti i Lewandowskit, Pini Zahavi, ka konfirmuar më parë dëshirën e klientit të tij për të lëvizur nga Allianz Arena dhe Kovac është në dijeni të kësaj dëshire.
Kampionët evropianë kanë qenë prej kohësh të lidhur me sulmuesin Polak, të cilët do dëshironin një lëvizje të tillë për të i zëvendësuar sado pak golat e shënuar nga Cristiano Ronaldo, tashmë i larguar.
Megjithatë, Kovac, nuk është i përgatitur të humbasë sulmuesin.
“Nuk ka asgjë të re në lidhje me Robertin, është e qartë se ai nuk do të largohet nga ky klub sepse kemi një sulmues të kalibrit të lartë dhe sigurisht nuk dëshirojmë t’a humbasim.” – tha Niko Kovac për Sky Sport Germany.
“Ne duam të arrijmë shumë me të. Ai është një futbollist i madh, i cili ka arritur shumë në Bundesligë, ka shënuar shumë gola dhe tani në sezonin e ri sigurisht do të shënojë përsëri shumë gola.” – shtoi tekniku i ri i Bayernit.
Edhe pse ai pranoi interesin e Lewandowskit për t’u larguar, Kovac e përshkroi 29 vjeçarin si një “profesionist të plotë” që nuk do të mundohet të detyrojë një lëvizje jashtë Allianz Arenas.
“Robert ka një kontratë – nuk e di për sa kohë – dhe ai me siguri do të qëndrojë sa më gjatë këtu. ” – përfundoi Kovac në lidhje me këtë.