Dani Ceballos është një nga ata që ka për të përfituar më së shumti me ndryshimin e trajnerit të klubit, Julen Lopetegui i cili zëvendëson Zinedine Zidanen.
Sezonin e kaluar, ish-lojtari i Real Betisit, luajti vetëm 899 minuta në 22 ndeshje, një rol të cilin ai nuk e priste kur i’u bashkua klubit, duke hedhur poshtë edhe ofertën e Barcelonës.
Tani, 21 vjeçari do të përfitojë pasi Lopetegui i beson atij dhe është i përgatitur t’i japë atij një rol të rëndësishëm në mesfushë siç bëri teksa ishte trajner i grupmoshave U21 vjeçare të Spanjës.
Me Luka Modricin tani më 32 vjeç dhe Mateo Kovacic i etur për t’u larguar, siç tha ai për MARCA-n, i jepet një shans i ri mesfushorit.
Ceballos ka shansin të jetë i rëndësishëm dhe mund të jetë startues në SuperKupën e Evropës, pasi që lojtar si Modric, Kovacic dhe Casemiro do të kenë vetëm disa seanca stërvitore të zhvilluara përpara kësaj ndeshje, tre lojtarët e lartpërmendur aktualisht janë me pushime.
Lopetegui kurrë nuk e ka fshehur admirimin e tij për mesfushorin dhe kjo ndeshje mund të jetë një mënyrë e mirë për të treguar besimin e tij.
Ai beson se talenti i Ceballos meriton një rol më të madh. Los Blancos nuk po e konsideron nënshkrimin e ndonjë mesfushori, edhe nëse Kovacic largohet, sepse ata besojnë në talentin spanjoll.