Teksa ka analizuar në detaje skuadrën, Julen Lopetegui tashmë e ka të qartë që Real Madridi ka nevojë për një sulmues qendre të klasit të lartë për këtë sezon. Trajneri është i kënaqur me rendimentin e Benzemas dhe Bales në këto javë të para të punës, por beson që sezoni është i gjatë dhe ekipi do të ketë nevojë për më tepër resurse. Sezoni është i gjatë dhe gjithmonë ka të papritura, por me ardhjen e një top sulmuesi, tekniku beson që rreziku do të minimizohej.
Nuk duhet shkuar larg për të gjetur një rast të tillë, pasi tekniku reflekton në atë që i ndodhi skuadrës sezonin e kaluar dhe në bazë të kësaj analize, tekniku beson se nuk do të ishte asnjë çmenduri sjellja e një tjetër sulmuesi. Me Balen e dëmtuar deri në muajin nëntor, Real Madridi la shumë pikë në La Liga për mungesë të golit. Pavarësisht se në skuadër ndodhej Cristiano Ronaldo. Por Portugezi filloi sezonin me një mungesë të thekur të efikasitetit dhe Real Madridi varej nga golat e tij. Në klubin Madrilen e kuptojnë shqetësimin e trajnerit Lopetegui dhe drejtuesit mendojnë që Bale dhe Benzema do të japin rendimentin e mjafuteshëm këtë sezon, por ata e dinë që ekipit i mungon një sulmues me një profil tjetër. Teorikisht, sulmuesit i mungon një ‘vrasës’ përpara porte.
Deri më tani ky vend mbahet nga sulmues shumë premtues si Borja Mayoral dhe Raul de Tomas, por që të dy nuk kanë akoma nivelin e dëshiruar. Dhe Vinicius, njëri nga lojtarët që të jep më tepër iluzion, ka vetëm 18 vjeç dhe nuk është një sulmues. Kështu që, nëse Julen Lopeteguit i bëjnë dhuratë një sulmues, ai do të ishte i kënaqur.