Real Madridi pësoi një goditje jo pak të rëndë me largimin e Cristiano Ronaldos, por trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde nuk u vonua për t’ia kujtuar njerëzve që edhe Barça e ka humbur Andres Iniestan.
Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, mendon se largimi i Cristiano Ronaldos nga Real Madridi është po aq i rëndësishëm sa largimi i Andres Iniestas nga Katalanasit.
Ronaldo & Iniesta, të dy lojtarët u larguan nga klubet e tyre përkatëse këtë merkato verore. Cristiano u largua nga Madridi në drejtim të Juventusit pas Kupës së Botës, duke shkaktuar një lloj tronditje në Madrid, pasi përfundoi epokën e tij 9 vjeçare me fanellën e bardhë. Largimi i Iniestas nga La Liga në drejtim të Japonisë ishte paksa surprizë, pasi spekulimet kishin kohë që thoshin se spanjolli ishte i destinuar për një lëvizje në Azi, kryesisht në Kinë.
Ndikimi i Ronaldos do të shihet duke pasur parasysh rekordin e tij, duke shënuar të paktën 25 gola në kampionat në çdo nga nëntë sezonet e tij në Madrid.
Por Valverde beson se largimi i Iniestas në drejtim të kampionatit Japonez, në klubin Vissel Kobe – është po aq i rëndësishëm.
“Nuk e di se deri në çfarë mase ky largim do t’a dobësojë Madridin, por ai është një lojtar që i ka dhënë shumë klubit dhe tifozët e Real Madridit duhet t’ia dinë kontributin e dhënë.” – ka thënë Valverde në lidhje me largimin e Ronaldos para mediave që ishin prezentë.
“Humbja e Cristianos është po aq e rëndësishme sa humbja e Iniestas. Lopetegui do të mundohet t’a vërejë mungesën e Cristianos sa më pak që është e mundur.” – përfundoi Valverde në lidhje me këtë.