Rodrygo që nënshkruajti për Real Madridin për 45 milionë euro thotë se dëshira e tij është që një ditë të jetë lojtari më i mirë në botë dhe qëllimi i tij i ardhshëm është të luajë në kombëtaren Braziliane.
Nënshkrimi i ri i Real Madridit, Rodrygo, foli për mediat pas ndeshjes së të mërkurës kundër Flamengos. Braziliani shpjegoi për O Estado de Sao Paulo se duke nënshkruar me Real Madridin, ai tashmë ka arritur një nga qëllimet e tij të karrierës.
“Kam arritur një nga qëllimet e karrierës sime, që është të nënshkruajë një kontratë për një klub të madh evropian. Tani objektivi im është luaj për skuadrën kombëtare të Brazilit dhe një ditë të zgjedhem si lojtari më i mirë në botë.” – Tha fillimisht Rodrygo.
17-vjeçari, i cili do të bashkohet me Real Madridin në sezonin e ardhshëm, foli edhe për eliminimin e Brazilit nga Kupa e Botës këtë vitë: “Ditën kur Brazili u eliminua, bisedova me babanë tim dhe i thash: “Tani duhet të stërvitëm shumë, në 2022 duhet të jem atje (Katar).”
Rodrygo me padurim po pret t’i bashkohet Real Madridit, por ai e di se ka një punë për të bërë në Santos. “Njerëzit janë kurioz të dinë se si do të jem atje, por kam edhe një vitë të mbetur në Santos, duhet të jem 100% i përqendruar këtu, do të pres gjëra më të mira për veten në Real Madrid.”
45 milionshit nuk i pëlqejnë krahasimet me brazilianët tjerë, në lidhje me këtë ai thekson se: “Nuk dua të jem Neymari i ri apo Robinho i ri, unë jam Rodrygo.”