Braziliani i ri i Real Madridit, Vinicius Junior, i cili po shkëlqen në stërvitje nën urdhërat e Julen Lopetegui, çuditërisht u shënua si një lojtar i skuadrës së të rinjëve.
Ai është në website-in e federatës së futbollit të Madridit së bashku me një lojtar tjetër të Juvenil A, Miguel Gutierrez Ortega.
Klubi sqaroi se është thjeshtë një çështje administrative që nuk ka të bëjë asgjë me të ardhmen e lojtarit dhe se duke u renditur kështu nënkupton se ai liron hapësirë për ndonjë lojtarë tjetër, ndoshta ndonjë ardhje e re.
Strategjia gjithashtu është se Vinicius do të ketë të drejtë të luajë për tre skuadrat e Realit në sezonin e ardhshëm nëse është e nevojshme.
Pavaësisht se Reali pagoi 45 milionë euro për të dhe i dha një prezentim të niveit të lartë, Vinicius nuk u paraqitë si lojtar i skuadrës së parë në website-in e klubit.
Ai mund të jetë një lojtar që ka luajtur në Brazil dhe që ka përvojën e Copa Libertadores, por ai ende duhet të punojë fort për t’a bindur Lopeteguin.