Oscar Rodriguez mund të luajë në La Liga sezonin e ardhshëm, por jo me Real Madridin, por me Rayo Vallecanon që kryeson garën për të nënshkruar në form huazimi me lojtarin e akademisë së Real Madridit.
Mesfushori 20 vjeçar është një nga talentat më të shquar të Los Blancos dhe tani ai dëshiron të luaj futboll të një niveli më të lartë.
Realit do t’i pëlqente t’a kishin edhe një vitë me skuadrën e tyre të dytë, Castillan, por dëshira e lojtarit është të luajë në nivele më të larta, duke pasur parasysh se Castilla luan në ligën e tretë të kampionatit Spanjoll, raporton Marca.
Një numër i konsiderueshëm klubesh kanë shprehur interesim për të, siç janë: Alaves, Leganes dhe madje edhe Manchester City, por Rayo Vallecano duket të jetë një opsion më i mirë për sulmuesin dhe Real Madridi mund të përfundojë duke e huazuar atë, në një marrëveshje pa opsion blerje.
Tani pë tani, Oscar është duke punuar me Julen Lopetegui gjatë këtij parasezoni, por së shpejti ai mund të jetë në detyrë në Vallecas.