Pas finalizimit të një transferimi prej 42 milion eurosh te Barcelona, një nga të parët që përgëzoi dhe i uroi mirëseardhje Malcomit, ishte, në fakt, një lojtar nga rivali i përjetshëm i Katalanasve, Real Madridi.
Bëhet fjalë për Vinicius që i’u bashkua Real Madridit këtë merkato verore dhe mund të shpresojë tani në një përballje me bashkëkombasin e tij por si rival.
“Urime vëlla!” – komentoi sulmuesi madrilen në foton e Malcomit, të cilën e publikoi në rrjetin social, Instagram. Një foto që shfaqte atë në zyrat e klubit Katalanas.
“Vëllezërit janë duke sunduar botën, Zoti të bekoftë.” – ishin fjalët e fundit të Vinicus Junior në drejtim të bashkëkombasit të tij.