Ku Theo Hernandez do të luaj sezonin e ardhshëm mudn të mësohet përfundimisht në ditët e ardhshme, pasi që Juventusi dhe Real Sociedadi janë të interesuara për një transferim në formë huazimi të Francezit.
Duke luajtur si zëvendësues i Marcelos në vitin e tij të parë në Real Madrid, Theo nuk ka pasur hapësirën e mjaftueshme për të treguar potencialin e tij dhe kjo ka bërë Real Madridin të mendojë për një huazim të tij.
Për 20 vjeçarin, një numër i skuadrave të Champions Leagues kanë kontaktuar Realin për shërbimet e tij, me Los Blancos që janë të gatshëm të marrin në konsideratë një marrëveshje huazimi ose shitje pëfundimtare me një opsion të riblerjes, raporton MARCA.
Gjatë ditëve të ardhshme, zyrtarët e klubit do të takohen me Theon dhe agjentin e tij, Manolo Garcia Quilon, për të vendosur të ardhmen e tij, duke mos përjashtuar edhe qëndrimin në klub.
Megjithatë ka një ofertë që është më e avancuar, nga Juventusi. Klubi Italian i frikësohet humbjes së Alex Sandros i cili mund të transferohet te Manchester United ose Chelsea në javët e fundit të merkatos dhe po kërkojnë një mbrojtës të majtë.
Ndërsa, nëse Theo preferon një lëvizje më pranë Madridit, oferta e Real Sociedadit merret parasysh.
Skuadra e San Sebastian mund t’i ofrojë minutazh të mjaftueshëm dhe presidenti i tyre, Jokin Aperribay, ka një marrëdhënie të mirë me homologun e tij të Madridit, Florentino Perez.
Pasi Adrian Odriozola u transferua në Madrid nga Sociedadi për një çmim që tejkalonte klauzolën e lirimit, kjo mund të ishte një marrëveshje tjetër e bërë me kushte të favorshme për të siguruar që Theo Hernandez do të kthehej në rrugën e tij të zhvillimit.