La Liga ka pesë përfaqësues në listën e 10 kandidatëve për çmimin ‘The Best’, vijon më pas Premier League me katër dhe Ligue 1 me një.
Real Madridi kryeson listën e 10 kandidatëve për çmimin ‘The Best’ që dhurohet nga FIFA për sezonin 2017/18, me tre përfaqësues: Cristiano Ronaldo, Luka Modric & Raphael Varane. Barcelona dhe Atletico Madrid kanë nga një kandidat, Leo Messi dhe Antoine Griezmann, përkatësisht.
Premier League ka katër përfaqësues, Kevin De Bruyne (Man City), Harry Kane (Spurs), Mohamad Salah (Liverpool) dhe Eden Hazard (Chelsea), dhe Ligue 1 që përfaqësohet vetëm nga një lojtarë, Kylian Mbappe.
Si funksionon sistemi i votimit:
Periudha e gjykimit për favoritët e çmimit është që nga 3 korriku i vitit 2017 deri më 15 korrik të këtij viti (dita e finales së Kupës së Botës).
Përfundimisht, do të zgjidhen tre finalistë sa janë tani dhjetë kandidatë, pas një periudhe votimi të mbajtur mes 24 korrik dhe 10 gusht, ku do të marrin pjesë: gazetarë, tifozë, trajnerë të skuadrave kombëtare dhe kapiten të skuadrave kombëtare. Katër grupet e lartëpërmendura do të kenë të njejtën peshë të votës, me 25 përqind secila.
Një nga tre lojtarët kryesor me më së shumti vota do të zgjidhet si fitues në gala në Londër më 24 shtator.