Pjesëmarrja e Real Madridit në Kupën e Botës së Klubit do të thotë se ndeshja e tyre në La Liga kundër Villarealit do të duhet të shtyhet.
Skuadra e Julen Lopetegui do të zhvillojë ndeshjen e parë në këtë kompeticion më 18 ose 19 dhjetor dhe tjetrën më 22 dhjetor (nëse kualifikohet).
Është gjithashtu e mundur që edhe ndeshja paraprake në La Liga, ndeshja e 16-të e sezonit në kuadër të La Ligas kundër Rayo Vallecanos, të shtyhet. Kjo lojë është e planifikuar të luhet në fundjavën e 15/16 dhjetor, por klubi do të duhet të udhëtojë për në Emiratet e Bashkuara Arabe përpara datës 18 dhjetor.
Është e mundur që ndeshja ndaj Rayo Vallecanos të zhvillohet të shtunën, më 15 dhjetor, por Real Madridi ka të drejtën që të kërkojë që kësaj ndeshje t’i ndryshohet data në mënyrë që lojtarëve t’i jipet më shumë kohë për t’u përgatitur për Kupën e Botës për Klube.