Chelsea thuhet se është e gatshme të nënshkruajë me portierin e Stoke Cityt dhe kombëtares Angleze për të mbushur boshëllokun e mbetur nga largimi i Thibaut Courtois në Real Madrid.
Courtois duhet të zëvendësohet para largimit nga Chelsea – Përpara se portieri Belg të largohet, Chelsea është këmbëngulëse që një zëvendësues duhet të gjendet. Opsioni i preferuar i tyre ishte Kasper Schmeichel, megjithatë siç duket Leicester City nuk e ka ndërmend t’a le 31 vjeçarin të largohet.
Portieri i Stoke Cityt, Butland tani është shfaqur si një kandidat për t’a mbushur zbrazëtirën e lënë nga Courtois, në raportimet e fundit nga mediat e Britanisë së Madhe, thuhet se portieri anglez nuk e ka ndërmend të qëndrojë te Stoke, e pikërisht pas rënies nga Premier League në sezonin e kaluar.
Sipas Sky Sports, Stoke do të kërkojë një shumë parash prej 30 milion paund (33.6 milionë euro) për Butlandin, i cili thuhet se ka vendosur të transferohet tek klubi londinez dhe është i vendosur të zgjidhë të ardhmen e tij pasi të kthehet nga pushimet këtë javë.
Portieri 25 vjeçar mund të jetë vendimtar në kalimin e Courtois në Spanjë, kryesisht në Real Madrid.