Pas disa sezoneve të dështuara, në vitin 2009, Florentino Perez u rikthye në Real Madrid si president i klubit dhe si i vetmi kandidat në zgjedhje.
Veprimi i tij i parë ishte thyerja e rekordit të shpenzimeve në një merkato verore, duke shpenzuar 96 milionë euro për Cristiano Ronaldon (Manchester United), 67 milionë euro për Kakan (AC Milan), 35 milionë euro për Karim Benzeman (Lyon), 30 milionë euro për Xabi Alonson (Liverpool) dhe një sasi parash për Esteban Graneron, Alvaro Arbeloan, Ezequiel Garayn dhe Raul Albiol duke shkuar në një shifër rekord prej 254 milion euro shpenzimesh në total.
Nga të gjitha këto transferime, sot pas 9 viteve, vetëm Karim Benzema ka mbetur në klub ku shumë shpejtë do t’a nisë sezonin e tij të dhjetë me klubin, ku vetëm Sergio Ramos dhe Marcelo janë më herët se Francezi në klub.
Atë sezon, skuadra e Manuel Pellegrinit nuk mundi t’i kalojë as 1/16-tat e Champions League dhe nuk arriti t’a fitojë as La Ligan, pavarësisht se arriti në kuotën e 96 pikëve, tre më pak se Barcelona.
Pavarësisht thashethemeve të vazhdueshme që ai mund të largohet, tani më siç është bërë zakon, ka qenë vetë Benzema i cili i është përgjigjur këtyre lajmeve të rreme nëpërmjet mediave sociale duke mohuar ndonjë lëvizje të mundshme në Napoli apo së fundmi edhe në AC Milan.
Benzema tani është më i motivuar se kurrë nga rasti për t’i bërë përshtypje teknikut të ri Madrilen, Julen Lopetegui, i cili është duke e vlerësuar mjaftueshëm sulmuesin dhe madhje edhe më shumë pas largimit të Cristiano Ronaldos.
Sezoni 2017/18 ishte sezoni më i keq ndonjëherë i qendër-sulmuesit sa i përket golave të shënuar, edhe pse francezi ndikoi në gjymëfinalet dhe finalen e Champions League, dhe tani ai është gati të rikthehet në lojën e tij të vërtetë.