Ekipi tashmë ka filluar parasezonin 2018/19 dhe për një javë radhazi kanë zhvilluar stërvitje në qendrën stërvitore të ekipit në Valdebebas.
Në parasezonin e këtij viti nën udhëheqjen e trajnerit Julen Lopetegui, është rikthyer nga huazimi edhe Martin Odegaard, supertalenti Norvegjez.
Odegaard pas një sezoni të vështirë ku qëndroi jashtë fushave për gjysmën e sezonit, dëshiron të qëndrojë më në fund në ekipin e parë dhe t’i tregojë cilësitë e tij. Në stërvitjet e para të kësaj jave, ai bëri disa pasime dhe driblime të shkëlqyera që mahnitën edhe trajnerin Lopetegui.
Në stërvitjen e fundit, supertalenti i ri bëri një pasim maestral për Benzeman dhe kështu i dërgoi një mesazh të qartë trajnerit dhe klubit që mos të dyshojnë në aftësitë e tij.
Ju ftojmë t’a ndiqni videon e mëposhtme për më tepër: