Raportimet nga Portugalia e vënë Alex Telles në objektivat e Real Madridit për këtë merkato verore, ku thuhet se klubi madrilen është i interesuar për mbrojtësin e majtë në fjalë.
Me Theo Hernandez që mund të largohet nga Los Blancos, një vend i lirë në atë pozitë mund të lirohet.
Gazeta portugeze, Receord raporton se zyrtarët e Real Madridit udhëtuan të hënën në Porto për të biseduar me homologët e tyre rreth një marrëveshje.
Telles ka luajtur dy sezone si startues në Estadio do Dragao pas aventurës me Interin dhe Galatasarayn në të kaluarën.
Në fakt, braziliani u lidh nga mediat turke me Los Blancos në vitin 2015 me një klauzolë lirimi prej 40 milionë eurosh, duke e bërë këtë çmim të disponueshëm për transferim këtë herë.