Vetëm edhe pak ka mbetur për t’u finalizuar transferimi, dhe në mënyrë që Thibaut Courtois të shkojë në Real Madrid, Los Blancos po presin që Chelsea të njoftojë zëvendësuesin e tij në ditët në vazhdim.
Londinezët po negociojnë blerjen e një portieri të ri megjithëse humben Alisson i cili u transferua te Liverpooli, Petr Cech dhe Kasper Schmeichel mbeten opsione të mundshme.
Pas disa përpjekjeve të gjigantëve Madrilen për të nënshkruar me Kepan, Courtois ka përfunduar si zgjedhje e parë përfundimisht pasi fitoi edhe Dorezën e Artë në Kupën e Botës.
Portieri belg është zgjedhur për shkak të moshës (26 vjeç), talentit (portieri më i mirë në Kupën e Botës 2018 dhe ‘pjekësisë’ (ai do të shijojë dekadën më të mirë të karrierës së tij).
Courtois do të përmbushë dëshirën e tij prej vitesh për t’u kthyer në Madrid, fakti që aty jetojnë dy fëmitë e tij, dhe do të jetë gardiani i portës në një klub që gjithmon lufton për të gjitha titujt e mundshëm.
Chelsea do të humbet një super portier, por të paktën ata do të marrin disa para për një lojtar që mund të largoheshte falas pas një viti.
Është një nga javët më të rëndësishme të karrierës së Courtois, edhe pse ai aktualisht gjendet në pushime.
Skuadra e Julen Lopetegui së shpejti do të udhëtojë për në SHBA për të filluar turneun parasezonal që do të përballen me skuadra si: Manchester United, Juventus & Roma.
Së fundmi, si qëllim alternativ dhe kryesor është SuperKupa e Evropës, një ndeshje në të cilën Courtois do të jetë në dispozicion kundër ish-skuadrës së tij, Atletico Madrid.