Pas fjalëve të drejtuara ndaj presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis, Karim Benzema nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq. Tani rradhën e kishte gazetari i Sky Sport, Gianluca Di Marzio, lajmet e të cilit janë shumë të besueshme dhe kanë shumë kredibilitet.
Ishte pikërisht Di Marzio ai i cili zbuloi një tratativë të AC Milan për të marë shërbimet e sulmuesit Madrilen, por ka qenë vet futbollisti që ka mohuar gjithçka, madje duke bërë një tjetër postim në rrjetin social Instagram.
Pasi u informua për të rejat e fundit dhe për fjalët e Di Marzios që në një postim në twitter, i drejtohej agjentit të tij Karim Djaziri me fjalët: ”Ai (Djaziri) mund të qeshet sa të dojë. Ndoshta nuk do të qeshet aq shumë kur lojtari (Benzema) të ndryshoje agjentin dhe të zbuloje se Karim ka dërguar përfaqësues të tjerë për të folur me Milan dhe ka folur edhe ai vet me Gattuson. Unë flas vetëm atë të cilën e kam verifikuar”, Benzema ia kthen në këtë mënyrë nëpërmjet një Instagram Story:
”Di Marzio, je ti ai që ke nevojë për një punë, gënjeshtar.”
Dhe ç’është e vërteta, ky lajm i Di Marzios nuk doli të jetë i saktë sepse ai gaboi në shumë aspekte:
- Gaboi kur theksoi që Benzema ka folur drejtëpërdrejtë me menaxherin e Milan
- Gaboi për faktin që Benzema është akorduar për një lëvizje tek Milan
- Gaboi që talli agjentin e Benzemas dhe të ardhmen e tij si agjent.
Krejt për fund, pas këtij rasti, lajmet e Di Marzios nuk do të kenë më të njëjtin kredibilitet siç kishin më parë.