I shoqëruar nga Ronaldo fenomeni, familja e tij, përfaqësues dhe presidenti i klubit Florentino Perez, Vinicius definoi Real Madridin si klubin më të mirë në botë pasditen e kësaj të Premte në prezentimin e tij si lojtar Madrilen.
Sulmuesi u prezentua pa një numër në fanellë dhe mund të zhvendoset tek ekipi i Castillas deri sa të adaptohet me jetën në Madrid, për të cilën e pranoi se do të jetë e vështirë.
”E di që adaptimi nuk do të jetë i lehtë, por unë jam gati. Falenderoj Florentinon, Jose Angel Sanchez dhe Juni Calafat,” tha Braziliani në konferencën e tij të parë.
”Falenderoj familjen për atë që ka bërë për mua dhe për ëndrën time, nuk do i zhgënjej ata.”
”Fatmirësisht kisha mundësinë të zgjedh shumë klube të mëdha dhe zgjodha më të mirin në botë.”
”Do të qëndroj në Madrid, do të jem në ekipin e parë dhe ata do të vendosin nëse duhet të luaj disa ndeshje me Castillan për t’u adaptuar sa më shpejtë që të jetë e mundur.”
Real Madridi pagoi rreth 40 milion euro për adoleshentin dhe ai është i vendosur të arrije pritshmëritë e çmimit që klubi ka paguar për të.
”Është mundësia më e madhe që një lojtar mund të ketë, do të sakrifikoj shumë për të treguar që e meritoj këtë shans,” potencoi Vinicius.
”Vij nga një mjedis shumë i thjeshtë dhe më kanë mësuar shumë vlera, tani kam ardhur tek klubi më i mirë në botë në një moshë 18 vjeçare.”
”Do i tregoj trajnerit dhe kolegëve që jam gati për të luajtur.”