Shitja e një 33 vjeçari si Cristiano për 112 milionë euro tingëllon si një marrëveshje e mirë, por ajo që nuk mund të debatohet është se tani Reali ka humbur një lojtar i cili shënon 50 gola në sezon.
Karim Benzema tani do të jetë në fokusi të vëmendjes sa u përket golave të shënuar. Në nëntë vjet në Bernabeu, Benzema ka 192 gola, që barazohet me një mesatare prej 21 gola në sezon.
Por në dy sezonet e tij të fundit ai ka shënuar 19 dhe 12 gola. Pas Benzemas , do të jetë Gareth Bale. Uellsiani ka shënuar 88 gola në pesë sezone, mesatarisht 18 për sezon.
Pastaj do të vijnë lojtarë si Isco, Asensio, Lucas Vazquez dhe Mayoral.
Shumë tifozë besojnë se Real Madridi duhet të nënshkruajë me një sulmues me famë botërore si Neymar, Mbappe ose Hazard.
Dhe më i vlerësuar tani është Harry Kane. Me Tottenhamin ai ka shënuar 41 gola në 48 ndeshje të sezonit të kaluar, një normë e ngjashme me Ronaldon dhe ai ka qenë në gjendje ta përsërisë atë gjatë sezoneve të fundit.
Icardi, jeta personale e të cilit e ka bërë klubin të mendojë dy herë, është një tjetër opsion me një mesatare prej 23 golash në sezon në Inter.
Rekordi i Mbappe është vetëm gjatë dy sezoneve të kaluara pasi më parë ai nuk ka luajtur si profesionist si rrjedhojë e moshës se re.
Çfarëdo që të ndodhë, në bazë të statistikave nuk ka gjasa që ai që vjen në Real Madrid mund ta mbulojë hendekun e lënë nga Ronaldo.