Mediumi prestigjioz beIN Sports, ka bërë sot një analizë statistikore të klubeve që kanë shpenzuar më së shumti në merkato që nga sezoni 2014/15.
Klubet si Manchester City, Manchester United, PSG, Barcelona e Juventus mbajnë vendet e para, por ajo që ka suprizuar më së shumti është pozita që mban Real Madridi.
Duke filluar nga sezoni 2014/15, Real Madridi ka shpenzuar vetëm 55.6 milion euro në merkato dhe mban pozitën e 223-të në listën e klubeve që kanë shpenzuar më së shumti deri në sezonin që lam pas.
Këto janë 10 vendet e para:
Manchester City (€ 644.83M)
Manchester United (566)
PSG (434.8)
Barcelona (349)
Juventus (329.8)
Arsenal (286)
Milan (235)
Liverpool (200)
West Ham (188)
Watford (172)