Me James Rodriguez që papritur është i vendosur për një rikthim në Real Madrid, Bayern tashmë ka filluar përgaditjet për zëvendësuesin e Kolumbianit.
Deri më tani në këtë verë, të kuqtë kanë përfituar një shumë prej 40 milion eurove falë transferimin permanent të Douglas Costa tek Juventus dhe transferimit me kosto zero të Leon Goretzka nga Schalke 04.
Kjo u ka dhënë Bavarezëve hapsirë për të manovruar në treg pavarësisht paqartësive që ekzistojnë në lidhje me James Rodriguez, huazimi i të cilit mund të përfundoje 12 muaj më herët, diçka që në fakt agjenti i tij Jorge Mendes vetëm se po e negocion me drejtuesit.
Natyrisht, Bayern dëshiron një mesfushor të ri me të njëjtat karakteristika si James, që ka shënuar 7 dhe ka dhuruar 11 asistime në Bundesliga sezonin e kaluar.
Sëbashku me Goretzka, vetëm Serge Gnabry dhe Renato Sanches do të arrijnë në mesfushën e Bayern Munich këtë verë, me këta dy të fundit që rikthehen nga huazimet e tyre.
Në kërkim të një zëvendësuesi të James përpara largimit të tij, Bayern ka në vëmendje edhe veprimet nga Robert Lewandowski, situata e të cilit poashtu nuk është e qartë. Klubi Gjerman bën zhurmë për një lëvizje drejt Alvaro Moratas, gjithnjë nëse Lewandowski do të largohet.
Me raportet që vijnë së fundmi, drejtuesit Bavarez tashmë i kanë dhënë dritën jeshile James Rodriguez të rikthehet në Real Madrid por kanë një kërkesë nga agjenti Jorge Mendes: të gjeje një zëvendësues për të.