Raphael Varane pas u shpallë Kampion Bote me Francën u paraqit në një intervistë për media ku deklaroi se do të ishte shumë i lumtur nëse Kylian Mbappe do të transferohet te ekipi i tij aktual, Real Madridi.
“Ai ka një talent të jashtëzakonshëm të cilin e shohin që të gjithë. Ai ka pjekurinë e duhur edhe pse është i ri në moshë. Poashtu ka një shpejtësi të pabesueshme”, u shpreh Varane.
Mbrojtësi 25 vjeçar Varane foli edhe për triumfin në Kupë e Botës. Tha se janë shumë të lumtur dhe se ky moment është unik për ta.
“E gjithë Franca po e feston këtë. Është e vështirë për ta përshkruar atë që po e përjetojmë tani”, ka thënë Varane.
Varane tutje tha se karriera e tij ka filluar në menyrë spektakolare pasi është vetëm 25 vjeçar dhe ka fituar Kupën e Botës.
“Ka qenë një sezon i madh dhe fantastik”, bëri të ditur Varane.