Real Madridi deshiron të nënshkruajë me dy yjet belgë nga Chelsea këtë verë, Hazard e Courtios, por transferimi i tyre mbetet i komplikuar veçanarisht për numrin 10 Hazard.
Pavarësisht se Hazard e ka bërë publikisht të ditur se e deshiron kalimin te Reali , klubi i Chelseas nuk e ka ndërmend ta largojë atë nga rradhet e veta. Londinezet kanë planifikuar t`i ngrisin Hazardit pagën për 100 mijë euro me shumë në javë, pra nga 240 mijë sa qendron aktualisht në 340 mijë euro.
Në këtë menyrë Roman Abramovich do të tentojë ta bind 27 vjeçarin Hazard për të qëndruar në ekipin e tij.
Hazard shënoi 3 gola me kombëtaren e tij belge që përfundoi e treta në këtë Kampionat Botëror.