Ish trajneri Madrilen, Vicente del Bosque, ka folur rreth largimit të Cristianos dhe transferimit të tij në Juventus.
Tekniku Spanjoll e vlerësoi lartë Portugezin por kërkoi nga Madrilenët të qetësohen pasi kështu është futbolli.
”Nuk do të më pëlqente të mos komentoja asgjë për këtë temë. Ai ka fituar respektin e të gjithëve. Cristiano kaloi vitet më të mira të jetës në Real Madrid, nuk kam aspak dyshim në këtë.’‘, ishin fjalët e Del Bosques rreth largimit të Portugezit.
Del Bosque gjithashtu pranoi se La Liga dhe Real Madridi humbën një lojtar ‘shumë të rëndësishëm’ dhe tha se kjo kishte për të ndodhur një ditë.
Në fund ai la një mesazh për Madridizmin: ”Në futboll shkon një dhe vjen tjetri. Eshtë futbolli që ne duhet të jetojmë dhe kjo është jeta jonë.”