Me largimin e Cristianos drejt Juventusit për 100 milionë euro, Madridi ka humbur lojtarin me statistikat më të mira në historinë e klubit: 450 gola në 438 ndeshje me fanellën e klubit. Tani Perez po shikon zëvëndësuesin e tij por ka edhe lojtar brenda ekipit aktual që mund të përfitojnë nga largimi i Cristianos.
Bale
Bale do të ishte një nga lojtarët më favorit, nëse jo më favoriti. Kujtojmë se ai erdhi në klub për 101 milionë euro por dëmtimet e vazhdueshme në dy sezonet e fundit nuk e kanë lënë të jap më të mirën e tij. Në sezonin që sapo ka përfunduar shënoi 21 gola në 39 ndeshje në ishte prapa Cristianos që shënoi 44 gola në 44 ndeshje.
Asensio
Për shumë njerëz, Asensio është zëvëndësuesi ideal i Cristianos. Në moshën e tij (22 vjet) ai ka një përulje të tifozëve në Bernabeu për shkak të cilësisë së tij, por prezenca e tij në vendin e titullarit është e pakët, sidomos në Champions: 12 ndeshje në 2017/18. Në sezonin që sapo shkoi luajti plotë 53 ndeshje që janë më së shumti me Vazquez, por në bazë të minutave ai gjendet në vendin e 13’të nga lojtarët tjerë. Largimi i Portugezit do t’i hap rrugën për vendin e titullarit atij.
Isco
Të luaj me BBC apo me 4 mesfushorë ka qenë një nga dilemat kryesore të Zidane në etapën e tij si trajner Madrilen: gjithashtu edhe për Ancelotti dhe Benitez. Në dy sezonet e fundit, Francezi dëshmoi se i besonte Iscos vendin e titullarit. Mesfushori Spanjoll ka luajtur 41 ndeshje, 31 prej të cilave si startues. Ishte pjesë e finales së Cardiffit dhe Kievit dhe e dërgoi Balen në stol në të dyja këto finale. Pa Cristianon në ekip, ka vend edhe për Iscon edhe për Bale.
Vazquez
Vazquez ka qenë gjithmonë një zëvëndësues perfekt për Zidane. Luante pa ndonjë fytyrë të zbehur. Nga 53 ndeshjet që luajti në sezonin që sapo shkoi (baraz me Asensio), më shumë se gjysën erdhi nga stoli. Në sezonin 2017/18 shënoi 8 gola, dhuroi 11 asistime (më së shumti nga ekipi) dhe fitoi 5 penallti ndaj kundërshtarëve. Largimi i Cristianos i hap rrugën edhe atij për kandidaturën e titullarit.