PSG e di se pas largimit të Cristianos nga Real Madridi, Florentino Perez duhet të gjejë zëvëndësuesin e tij dhe se opsioni i tyre i parë mbetet Neymar. Braziliani që arriti në PSG për 222 milionë euro, mund të kërkojë një lëvizje drejt Madridit, dhe tani më shumë se kurrë Cristianon në ekip që të jetë lideri i ekipit.
Prandaj, kjo e ka shtyrë klubin Francez të filloj kontaktet e para me lojtarin për të përmirësuar pagën e tij, si një masë për të luftuar interesimin e klubit Madrilen dhe për të parandaluar brazilianin që të largohet. Neymar nënshkroi një kontratë 5 vjecare me Francezët në vitin e kaluar dhe paga e tij aktuale është 37 milionë euro në vit. Por me kontratën e ri ai do t’i afrohej Messit që është më i paguari dhe përfiton 50 milionë euro për vit.
Pasi nuk ka klauzolë largimi, plani i Madridit është që Neymar të kërkoj largimin nga klubi Francez që dëshiron t’i rrisë pagën vetëm të qëndrojë. Nëse ky plan dështon, klubi do të rikthehet tek Mbappe dhe cmimi i tij do të ishte më i vogël në letër.