Gareth Bale ishte njeriu i ndeshjes në finalen e Kiev pas dy super golave të shënuar, por sidoqoftë ai nuk ishte njëri prej titullarëve në atë ndeshje.
Zinedine Zidane e la jashtë formacionit startues, një vendim që nuk i pëlqeu aspak Uellsianit.
”Isha i frustruar, e kam thënë edhe më parë, isha i frustruar sepse nuk isha prej titullarëve,” thekson ai.
”E dija që isha në gjendje të jem i rëndësishëm në këtë ndeshje, por ndodhi siç ndodhi.”
Finalja do të mbahet mend gjithmonë në mendjen e Bales pas atij goli të shënuar me roveshatë.
”Ishte një gol madhështorë, emocion i pastër, një prej atyre që nuk i mendon, thjesht reagon sipas momentit,” vazhdoi ai.
”Gjithmonë kam dashur të shënoj një gol të tillë, por t’a shënosh në një finale.. ishte përfundimisht vendi i duhur.”
”Shkova në pushim pastaj dhe u mundova të ç’kyçem, kështu që nuk e kam parë shumë herë.. por nëse nuk i tenton këto gjëra, nuk do i arrish kurrë.”