Me Benzeman dhe Bale jashtë botërorit dhe me një Cristiano të eliminuar në cerekfinale të botërorit, Lopetegui kishte mundësinë që të startojë me BBC në ndeshjen e Superkupës së Europës ndaj Atleticos. E gjithë kjo ka ndryshuar pas largimit të Cristianos drejt Juventusit dhe ka hapur një dilema për trajnerin e ri Madrilen rreth formacionit për ndeshjen kundër Atleticos më 15 gusht në Tallin të Estonisë.
Të hënën ekipi filloi parasezonin në të cilin Lopetegui do të duhet të vendosë se a do të startojë me Bale dhe Benzema në finalen e 15 gushtit dhe të fillojë punën e gjatë me ta. Nga atje, ka disa mundësi për formacionin e ekipit pasi lojtarët spanjoll do t’i bashkohen ekipit më 28 korrik dhe do të kenë mundësinë që të përgatiten për ndeshjet parasezonale dhe ndeshjen e parë zyrtare. Kjo do të thotë se Lopetegui do të ketë më shumë se dy javë pothuajse të gjithë lojtarët (përjashtim të Varane, Modric dhe Kovacic) që të përgatiten për ndeshjen ndaj Atleticos.
Isco, Asensio dhe Vazquez shihen si kandidatët kryesor që të shoqërojnë Benzeman dhe Bale në fazën e sulmit. Tre lojtarë që nën urdhërat e Lopeteguit kanë arritur perfeksionin dhe që i japin shumë mundësi për sulmin trajnerit të ri. Por ajo që është e qartë është se trajneri i ri ka shumë opsione për të zëvëndësuar BBC me lojtarë tjerë.
Gjithashtu qëndron opsioni Vinicius. Supertalenti i ri brazilian arrin në klub me dëshirën e madhe të tregoj vlerat dhe talentin e tij. Në klub ka shumë pritshmëri dhe kjo mund të jetë ndjenja e madhe e kësaj vere. Vinicius vështirë të startojë në superkupën e Europës por kjo është një mundësi.