Marcelo nëpërmjet një postimi ka deklaruar se kur të pensionohet do të ulet në një bar dhe do t`i tregojë te gjitha historitë dhe fotografitë e përbashkëta me Ronaldon, i cili u largua në drejtim të Juventusit.
Ky postim i Marcelos vjen pas largimit të Cristianos për te Zonja e Vjeter. Dyshja në fjalë luajtën për 10 vite bashkë, vite këto të cilat Marcelo i cilëson si të mrekullueshme.
“Pothuajse 10 vjet gëzim, futboll i mirë, fitore, humbje dhe momente te mrekullueshme!
30 vjeçari Marcelo bëri të ditur se ka mësuar shumë nga Cristiano, teksa shton se përkushtimi i portugezit është gjëja më e çuditshme që ka parë te në një atlet.
“Gjithçka duhet të jetë e mirë për ju dhe për familjen tuaj të bukur”, u shpreh Marcelo.
Bisedat para ndeshjeve me Cristiano do të jenë ato që do t`i mungojnë Marcelos. Thotë se është krenar që ka luajtur me portugezin jo për shkak se ky i fundit është më i miri në botë por për shkak të personalitetit të tij.
“Betohem se nuk e kam imagjinuar atë ditë do të vijë, por asgjë në këtë jetë nuk është përgjithmonë”, tha Marcelo.
Braziliani i uroi ish-bashkëlojtarit të tij sukses në ekipin e ri.