Madridi ka filluar operacionin Neymar. Kështu të paktën sigurojnë mediat në Brazil. Dhe sipas, Globesporte, klubi Madrilen e ka dërguar delegatin e tyre Juni Calafat, për të filluar kontaktet me babain e Neymar dhe t’a bind atë që të vishet me fanellën e Los Blancos këtë verë.
Futbollisti brazilian ka një kontratë deri në vitin 2022 me PSG-ën dhe refuzimi i presidentit të tyre, Nasser Al-Khelaifi, deri në ditën e sotme ishte i fuqishëm. Klubi Madrilen e di se do të jenë negociata të vështira dhe beson se lojtari do të ushtrojë presionin që t’i hapet dera e largimit dhe të arrij në kryeqytetin Spanjoll.
Dhe në Francë nuk ka klauzolë për largimin e tij dhe klubi Parizien ka shpenzuar më shumë se 200 milionë euro për transferimin e tij në vitin e kaluar. Duket shumë e komplikuar një negociatë me presidentin e klubit Francez por një presion i lojtarit mund të ndikojë që t’i hapen dyert e largimit.