Real Madridi në këtë tur parasezonal do të luajë ndaj Juventusit, megjithatë Cristiano Ronaldo nuk do të paraqitet në këtë takim njofton Marca.
Dy ekipet do të takohen në FedEx Field më 5 gusht, por Ronaldo nuk pritet të luajë, nëse nuk ka një ndryshim rrënjësor të planeve në mes të kësaj kohe dhe kohës se ardhme.
Portugezi për shkak se ka luajtur me kombëtaren e tij deri në 1/16 e finales e Kupës së Botë nuk do të fillojë trajnimin deri në fund të muajit, ndoshta deri më 30 korrik.
Kështu pesë ditë nuk janë të mjaftueshme për të që të jetë gati, ndërsa do të ketë gjithashtu kujdes, pasi Juventusi nuk do ta rrezikojë atë.
Juventusi tashmë do të jetë në turneun e tyre të SHBA, pasi ata do të luajnë ndaj Bayern më 26 korrik, ndaj Benficas më 28 korrik dhe ndaj MLS XI më 2 gusht.