Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti vizitoi javën e kaluar kryeqytetin e Madridit ku u takua me Jose Angel Sanchez dorën e djathtë të Florentino Perezit për ta pyetur rreth mundësisë së nënshkrimit me Benzema dhe Achraf.
Por sipas asaj që thotë Marca, Carlo Ancelotti ka marrë përgjigjie negative. Kjo për shkak se një marrëveshje për Benzema duket e pamundur në këtë moment, me Real Madridin që aktualisht është duke pritur për të parë se çfarë do të ndodhë me Cristiano Ronaldo.
Benzemas sipas Marcas nuk është duke menduar për ndonjë ndryshim madje edhe nëse i ofrohet mundësia që të punonjë përsëri me Ancelottin.
Ndërkohë sa i përket Achrafit si duket Napoli është tepër vonë, pasi mbrojtësi i djathtë ka vendosur të bashkohet me Borussia Dortmund si huazim.