Harry Kane dhe Eden Hazard janë dy lojtaret e Priemier Leagues të cilët me performancat që kanë treguar gjatë sezonit të kaluar dhe që aktualisht po tregojnë në Kupë të Botës me kombëtaret e tyre kanë ‘rënë’ në radarin e Real Madridit.
Dyshja në fjalë janë pjesë e planit B të Real Madridit, sepse në planin A bëjnë pjesë Mbappe dhe Neymar.
Loja sulmuese e Hazard nga ana e majtë do të ishte e mirëpritur në Madrid, ashtu siç do të ishte aftësia dhe kreativiteti i tij. Për më tepër, belgu ka treguar aftësi për të shënuar gola, çka do të zëvëndësonte kështu mungesën e CR7.
Hazard nuk e fsheh deshirën e tij për tu bashkuar me Real Madridin, ekipin e tij të ëndrrave njofton Marca.
Ndërkaq, Kane është i preferuari tjetër i drejtuesve te Real Madridit. Sipas asaj që raporton Marca ndonëse Kane do të ishte zëvëndësuesi perfekt i Cristanos, në Bernabeu e dinë se negociatat me presidentin e Tottenhamit Daniel Levy do të ishin të komplikuara.