Cristiano Ronaldo ka refuzuar një ofertë kontrate prej 200 milionë eurosh nga një ekipi i Super Ligës kineze.
Një klub kinez i paidentifikuar i ofroi veteranit një kontratë me vlerë 100 milion në sezon, kontratë e cila do të vlente për dy vjet.
Megjithatë Cristiano është i vendosur që të transferohet te Juventusi ku do të marrë një pagë prej 30 milionë eurove në vit. Portugezi ende beson se ka shumë për të dhënë në nivelin më të lartë të futbollit.
Carlos Tevez, Oscar, Hulk, Yannick Carrasco dhe Nicolas Gaitan janë vetëm disa nga lojtarët të cilet iu janë bashkuar kampionatit kinez.
Në të ardhmen afat-gjate Cristiano planifikon të pensionohet në Kampionatin Amerikan, MLS.