Ish-trajneri Madrilen, Carlo Ancelotti i është përgjigjur interesimit të Cristiano Ronaldos për Serie A, duke i bërë me dije portugezit se trajneri i Juventusit, Allegri, është trajneri perfekt për të.
Këtë e ka bërë të ditur sot gazeta italiane, Corriere dello Sport. Ky njoftim i ri vjen pak ditë me vonë pasi Sky Sport raportoi se Cristiano kishte telefonuar ish-teknikun e tij për ta pyetur rreth Kampionatit Italian, ku edhe deshiron të transferohet të Juventusi.
Ancelotti ka udhëhequr në Itali ekipe si Parma, Juventusi dhe Milani. Nga sezoni i ri do të jetë trajner i ri i skuadrës tjetër poashtu italiane, Napoli.
59 vjeçari Ancelotti thuhet se ende mban kontakte të mira me ish-lojtarin e tij te Real Madridi, Cristiano Ronaldo.
Dyshja në fjalë punuan sëbashku në Bernabeu për 2 vite, nga viti 2013 deri në vitin 2015.