Klubi ka njoftuar se nuk do të luaj më 28 korrik miqësoren ndaj ekipit të Pueblas në Meksikë. Marrëveshja ekonomike mes dy klubeve nuk i ka pëlqyer drejtuesve të klubit Madrilen, dhe për këtë, debutimi i Julen Lopetegui si trajner Madrilen do të shtyhet për rivalin tjetër që pritet të jetë Manchester United.
Idea fillestare është që ndeshja e parë parasezonale 2018/19 të luhet më 31 korrik ndaj Manchester United në Champions Cup, dhe pastaj të luhen ndeshjet tjera ndaj Juventusit dhe ndaj Romas.