Agjentë, gazetarë, ish-lojtarë dhe ekspert të merkatos e të marketingut ishin ata të cilat pothuajse gjatë gjithë ditës së sotme diskutuan për të ardhmen e CR7.
Shumica absolute e tyre për të mos thënë gjithë e japin të sigurtë kalimin e portugezit në Juventus, ndërsa pjesa tjetër e vogël në numër mohojnë se një transferim i tillë mund të ndodhë.
Gazetat dhe shkrimet e tyre
Marca sot: “Nese vlej 100 milion euro do të thotë që nuk më duan”
Cristiano beson se çmimi që i vendosen në Janar ishte një thirje per t’u larguar. Kështu hapej sot prestigjozja Madrilene.
Kjo gazetë gjatë ditës publikoi një shkrim në të cilen thuhej se Reali është pro largimit të Cristianos, por kërkon që ekipet e interesuara për të në rastin konkret si Juventusi të paguajnë të paktën 100 milionë euro për shërbimet e tij.
AS në anën tjetër shkruante se CR7 ka pranuar pagën e tij vjetore të Juventusi prej 30 milionë eurove. Thoshte se Presidenti Perez po planifikon ta ri-hapë merkaton galaktike, teksa përmend dy emra për ta zëvëndësuar CR7: Mbappe dhe Neymar.
Ndërkohë mediet italiane përveç se e jepnin të sigurtë kalimin e Cristianos te Juventusi, shkruanin për gjendjen fizike të portugezit 33 vjeçar, shtëpinë e tij te re në Torino dhe pozitën e tij në skemën e Allegrit.
Por jo të gjitha mediet e dhanë lajmin se destinacioni i CR7 do të jetë Zonja e Vjetër. Ishte gazeta spanjolle COPE ajo e cila nëpërmjet një shkrimi deklaroi se është Real Madridi ai i cili i ka ofruar Cristianos 30 milionë euro pagë vjetore. Ky i fundit sipas po të njëtit burim ka pranuar një ofertë të tillë. Shkruhej brenda artikullit se klauzola e tij qëndron ashtu siç ishte 1 miliardë euro.
Komentet e gazetarëve, ekspertëve të merkatos e të marketingut
Gazetari Mario Gago i Onda Cero tha se transferimi i CR7 në Real do të jetë i mirë për të gjitha palët. Edhe ky njëjtë si AS theksonte se njëri nga dyshja Mbappe & Neymar do të jenë zëvendësues të portugezit.
Gazetari tjetër italian Bargiggia i Sportmediaset siguroi audiencën se Cristiano është shumë i entuziazmuar për të luajtur në Itali.
Kryeredaktori i gazetës Marca, José Félix Diaz, perderisa thotë që transferimi do të jetë i komplikuar dhe shumë i shtrenjtë, nuk pret që e ardhmja e portugezit të vendoset këtë javë.
Siç raportohet nga gazetari Edu Pidal i Onda Cero, Real Madridi e ka të qartë se Cristiano dëshiron të largohet nga klubi i bardhë, prandaj lojtari duhet të tregojë publikisht dëshirën e tij për të shkuar në Juventus.
Për të qetësuar Madrilenet, gjithnjë sipas Pidal, një zëvendësues i kalibrit të CR7 do të arrijë në Bernabeu.
Eksperti i futbollit, Guilleme Balague, u shpreh se Cristiano është lojtari i Juventusit. Ai thotë se ende nuk ka shkuar ndonjë ofertë në drejtim të Realit, por shton se agjenti Mendes iu ka konfirmuar drejtuesve Madrilen se një e tillë do të vie.
Kurse, Michelangelo Verna, eksperti i marketingut ka bërë me dije se me ardhjen e Cristiano shitjet e Juventusit i cili aktualisht shet 4 herë me pak se Barca e United do të rriteshin shumë.
Mbetet për tu parë se çfarë do të ndodhë. Rmadridalbania si çdo herë do t`iu mbajë të informuar për më të rejat e fundit.