Florentino Perez dhe Jorge Mendes kanë lënë takim të pashmangshëm për të diskutuar rreth të ardhmes së Cristiano Ronaldos. Është konsideruar si një takim urgjent nga të dyja palët pasi që në tavolinë do të diskutohet për benjaminin e të dyve.
Ky takim mund të ndodhë nesër me shumë mundësi dhe do të jetë vendimtar për të ardhmen e Cristiano Ronaldos. Pas këtij takimi, gjithçka do të marë fund. Cristiano Ronaldo ose do të rinovoje kontratën me Real Madridin ose do t’i japë fund aventurës së tij në Santiago Bernabeu.
Mbetet akoma e paqartë se çfarë plani ka Florentino Perez për të bindur taborin e Cristianos që ai të qëndroje. Madje mbetet akoma e pazbuluar nëse Florentino do të marë mundimin për t’a bërë diçka të tillë sepse ai nuk dëshiron të bjerë ‘pre’ e ‘operas së dirigjuar nga Cristiano’.
Nga ana tjetër, destinacioni i preferuar i Portugezit është Juventus. Nuk është se e lidhin shumë gjëra dhe flitet për një kampionat ku Cristiano nuk e ka parë asnjëherë veten brenda, por nuk përjashtohet as mundësia që e gjitha kjo të jetë një skenar që ai të marë atë që dëshiron.
Në fund të fundit, gjithçka vendoset nesër. Cristiano dhe Real Madridi janë vetëm një hap larg për t’u ndarë përfundimisht por dhe një hap tjetër për të qenë sëbashku përgjithmonë.